LAJMI I FUNDIT:

Philips W732 Droid, me dy kartela!

Philips W732 Droid, me dy kartela!

Philips ka prezantuar modelin e saj të ri të telefonit të mençur Android, W732 Droid, i cili vjen me dy kartela dhe sistemin operativ Android 4.0 Ice Cream Sandwich dhe fillon të shitet fillimisht në Kinë dhe Rusi.

Philips W732 Droid posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç IPS me rezolucion prej 800 x 480 piksel, ndërsa procesori i këtij modeli mbështetet nga 1GHz Core MediaTek MT6575 dhe 1GB RAM.

Karakteristikat tjera të W732 Droid përfshijnë edhe kamerën e pasme me 5 mega-piksel, dy sim-kartela, si dhe mbështetje për GPS, WiFi dhe Bluetooth. / Telegrafi /