LAJMI I FUNDIT:

LG përgatit Optimus Vu 2, rivalizon me Samsung

LG përgatit Optimus Vu 2, rivalizon me Samsung

Derisa Samsung po bëhet gati për të lansuar versionin e ri të fabletit të saj, Galaxy Note 2, duket se ka edhe një rival të kësaj kompanie e cila po mundohet t’ia ndal hovin.

Më saktë, bëhet fjalë për modelin e ri të LG Optimus Vu, pajisje e cila synon të garojë direkt me Galaxy Note 2 të Samsung, dhe sipas burimeve të ndryshme të informacioneve në mediat online thuhet se pajisja do të prezantohet në treg, gjatë vjeshtës së këtij viti.

Sipas një raporti të fundit nga Unëired View, LG do ta prezantojë edhe zyrtarisht modelin e saj të ri Optimus Vu në panairin evropian, IFA në Berlin, vendi në të cilin do të prezantohet edhe Galaxy Note 2.

Karakteristikat e mundshme të Optimus Vu 2 përfshijnë ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç me rezolucion prej 1024 x 768 piksel, procesorin e Qualcomm Snapdragon S 4 me 1.5GHz, si dhe Android 4.0 Ice Cream Sandwich./ Telegrafi /