LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton Galaxy Chat

Samsung prezanton Galaxy Chat

Samsung ka prezantuar versionin e ri të telefonit të saj të mençur Android, modelin e ri të Samsung Galaxy Chat, i cili vjen me tastierë të plotë QWERTY dhe versionin e ri të Android, 4.0 Ice Cream Sandwich.

Samsung Galaxy Chat posedon ekranin QVGA të ndjeshëm në prekje me 3 inç, dhe i njëjti vjen me ChatON.

Galaxy Chat vjen me kamerën me 2 megapiksel, Bluetooth 3.0, USB 2.0, baterinë 1,200 mAh, 4GB memorie, portin për microSD e cila mund të rris memorien deri në 32GB shtesë.

Samsung ka thënë se Galaxy Chat do të lansohet në Spanjë gjatë muajit korrik, dhe më pas në shtetet tjera të Evropës, për tu pasuar edhe me Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, dhe Azinë. / Telegrafi /