LAJMI I FUNDIT:

Google aktivizon 1 milion pajisje Android në ditë

Google aktivizon 1 milion pajisje Android në ditë

Më herët gjatë muajit qershor ishte thënë se Google ka arritur të aktivizojë rreth 900 mijë pajisje Android në ditë, ndërsa deri më sot thuhet se rreth 400 milionë pajisje janë aktive me këtë sistem operativ.

Ky numër është rritur pasi që Google ka njoftuar se tani rreth 1 milionë pajisje në ditë po aktivizohen nga sistemi operativ Android.

Nëse Google vazhdon me këtë shkallë të rritjes, do të mund ta dyfishoj numrin total të pajisjeve aktive në Android , edhe pse edhe shifrat ekzistuese janë shumë mbresëlënëse, nëse merret parasysh koha e shkurtër e zhvillimit të Android. / Telegrafi /