LAJMI I FUNDIT:

Një “Pinterest” edhe për edukim!

Një “Pinterest” edhe për edukim!

Motorët e kërkimit mund të jenë të adresë shumë e mirë për gjetjen e informacioneve, mirëpo jo edhe aq të thjeshta për të marrë edukimin më të mirë online.

Mu për këtë arsye, themeluesit e Grockit janë duke synuar që të konfigurojnë prej fillimit përmbajtjen online për edukim, duke thirrur burime të ndryshme të informacionit nga faqet e famshme si YouTube, Wikipedia etj.

Me produktin e saj të ri, Learnist, i cili do të duket si një version i ri i rrjetit social – Pinterest, ata synojnë që t’i organizojnë librat elektronik dhe materialet tjera edukative në një vend të vetëm.
Së shpejti, të gjithë përdoruesit e Learnist, do të mund të krijojnë një listë të preferuar të përmbajtjes edukative në një tabelë “mësimi”, e cila e bën të lehtë leximin dhe mbledhjen e informacioneve nga faqet tjera të mëdha.
Për momentin, qasja në këtë rrjet të ri social për edukim, mund të merret vetëm pas aprovimit nga faqja, pasi që Learnist nuk lejon qasje për ata që nuk kanë marrë ftesë për përdorim. / Telegrafi /