LAJMI I FUNDIT:

Miliarda smartphone, kryesisht Android

Miliarda smartphone, kryesisht Android

Edhe pse Microsoft ka plane të mëdha për Windows 8 dhe Windows Phone, sipas analistëve nga kompania Ovum, deri më 2017 Android bindshëm do të etablohet si sistemi operativ mobil udhëheqës. Sipas tyre, deri atëherë në botë do të jenë rreth 1.7 miliard smartphon, e prej asaj shifre 48% do të jenë me Android dhe rreth 27% me iOS të Apple.

Sipas Ovum, arsyeja kryesore e popullaritetit të Androidit do të jetë përkrahja shumë e madhe të prodhuesve që vjen nga shpenzimet e vogla që shoqërojnë përdorimin e SO në pajisje.

Për sa i përket Microsoftit dhe Windows Phoneit, sipas Ovum deri më 2017 ata pritet të bëjnë për vete rreth 13% të tregut, derisa për BlackBerry, për të cilin askush nuk po e di nëse do ta mbijetoj edhe këtë vit, pohojnë se pas pesë vitesh do të ketë në posedim 10% të tregut. /Telegrafi/