LAJMI I FUNDIT:

Apple rrit të hyrat e zhvilluesve për 10%

Apple rrit të hyrat e zhvilluesve për 10%

Gjatë kësaj jave, Apple ka njoftuar zhvilluesit e aplikacioneve të sistemit të saj operativ, iOS, se ata mund të presin një rritje të përqindje në shumën prej 10 për qind, për të hyrat që ata marrin nga iAds.

Rritja e përqindjes së të hyrave nga 60 në 70 për qind, është vazhdimësi e planit të Apple për ta popullarizuar edhe më tej shërbimin e saj, iAds.

Ky vendim e pason atë të kaluarin, i cili e ka zbritur shumën e blerjeve për reklamuesit në 100 mijë dollarë.

Apple iAds është platformë e reklamimit online, i cili ëshë krijuar për përdorim në iPhone, iPod Touch, dhe iPad.


E njëjta u mundëson zhvilluesve të jashtëm të integrojnë reklamat e tyre në aplikacionet mobile të cilat ata i zhvillojnë. / Telegrafi /