LAJMI I FUNDIT:

AppStore tri herë më i leverdishëm se Google Play

AppStore tri herë më i leverdishëm se Google Play

Platformat mobile kanë përjetuar një bum të vërtetë të tregut i cili vazhdon të rritet pandërprerë dhe i cili po sjell të hyra të larta.

Apple dhe Google kanë realizuar të hyra të mëdha përmes shitoreve të aplikacioneve për platformat e veta mobile, por derisa Google tejkaloi 10 miliard shkarkime për 400,000 aplikacione që janë në dispozicion, Apple tejkaloi 25 miliard shkarkime për 550,000 aplikacione që ka në shitoren e vet të aplikacioneve.

Flurry Analytics publikoi hulumtimin dhe vlerësimet të cilat tregojnë se Amazon AppStore arriti madje 89% të fitimit të iTunes AppStore, ndërsa Google ka mbetur në kuotën prej 23%. Google tradicionalisht nuk është kompani që merret me shitje, por me kërkimet dhe reklamimin, derisa Amazon si zbuluesi i blerjes 1-click është një lojtar serioz. Duke pasur parasysh potencialin e tregut, Amazon është shumë më tërheqës për zhvilluesit e aplikacioneve se Google Play, të cilin së voni e braktisi Eric Chu, një nga njerëzit më të rëndësishëm dhe nxitësit kryesorë të avancimit të Android Marketit. /Telegrafi/