LAJMI I FUNDIT:

Zite, lajmet personale edhe në Android

Zite, lajmet personale edhe në Android

Aplikacioni i hatashëm i lajmeve personale për telefonat e mençur mobil, Zite, i cili për një kohë të gjatë ka qenë prezent në iOS, tani është në dispozicion edhe për platformën mobile Android, përkatësisht dyqanin e saj virtual të aplikacioneve, Google Play.

Zite është aplikacion mobil i cili është krijuar tu mundësojë përdoruesve të telefonave të mençur mobil personalizim të lajmeve, dhe ndërkohë i njëjti përditësohet dhe gjen përmbajtje të veçantë për përdoruesin e telefonit.

Aplikacioni i lajmeve, Zite, mund të përshtatet për t’ju mbajtur të përditësuar me lajme, artikuj, blogs e video, dhe madje ju ndihmon të zbuloni përmbajtje të re, të përshtatur për përdoruesin e caktuar. / Telegrafi /