LAJMI I FUNDIT:

HTC me ICS – së shpejti

HTC me ICS – së shpejti

Përditësimet e para në Ice Cream Sandwich HTC do ti lansoj kah fundi i muajit. Përditësimin do ta marrin modelet Sensation, Sensation 4G dhe Sensation XE. Pas pak kohe mbindërtimi pritet të arrij edhe për Sensation XL.

Pas marsit, ndërsa zyrtarisht “më vonë gjatë vitit” mbindërtimin në ICS do ta marrin edhe këta smartphone të HTC-së: Rezound, Vivid, Amaze 4G, EVO 3D, EVO Design 4G, Incredible S, Desire S dhe Desire HD. Koha e saktë e paraqitjes së përditësimit për momentin nuk është e ditur.

Gjithashtu, është paralajmëruar edhe paraqitja e disa modeleve të tjera me Ice Cream Sandwich gjatë javëve në vijim. Se çfarë ka përgatitur HTC do të marrim vesh kah fundi i muajit në Mobile World Congress. /Telegrafi/