LAJMI I FUNDIT:

Nokia – zhvendos prodhimin

Nokia – zhvendos prodhimin

Nokia paralajmëroi largimin e 4,000 punëtorëve në kuadër të ristrukturimit të kompanisë përmes të cilit pjesën më të madhe të prodhimtarisë do ta bartin në Azi.

Pjesa më e madhe e largimeve do të ndodhë në uzinat e kompanisë në Hungari, Meksikë dhe Finlandë. Me bartjen e prodhimtarisë në Azi në Nokia besojnë se do të shpejtojnë ciklin prodhues, respektivisht do të mundësojnë paraqitjen më të shpejtë të pajisjeve të reja. Në të vërtetë, përveç fuqisë më të lirë punëtore, vendet e Azisë ofrojnë edhe avantazhe të tjera, siç janë afërsia e furnizuesve për pjesën më të madhe të komponentëve.

Në Nokia theksojnë se nuk do të ndërpresin në tërësi prodhimin në fabrikat e përfshira me largime, por do ta zvogëlojnë atë dukshëm. /Telegrafi/