LAJMI I FUNDIT:

Rekord i ri i Talking Tom

Rekord i ri i Talking Tom

Një nga aplikacionet më të popullarizuara për Android dhe iOS, Talking Tom, shënoi një rekord të ri, 100 milion shkarkime.

Aplikacioni prapa të cilit qëndron ekipi nga sllovenia Outfit 7 është lansuar në vitin 2010, e pasi që maçoku i lazdruar arriti sukses, arritën edhe versionet tjera të aplikacionit.

Kështu deri tani ekzistojnë edhe qeni, bateria, roboti ose gjirafa që do të përsërisin atë që ju thuani, e të gjithë ata së bashku janë shkarkuar mbi 300 milion herë.

Appolicious transmeton deklaratën e kompanisë, se Talking Friends tani janë në dispozicion në më se 120 vende të botës, e dhe se kjo është “zbavitja mobile me rritjen më të shpejtë”.


Se çfarë miq ekzistojnë, si dhe lidhjet deri tek aplikacionet e tyre për platformën e cila ju intereson mund ti gjeni në ueb faqen zyrtare. /Telegrafi/