LAJMI I FUNDIT:

Nokia 801 me Symbian Belle?

Nokia 801 me Symbian Belle?

Sipas disa informacioneve të fundit, Nokia është duke punuar në lansimin e një modeli të ri të telefonit i cili do të bazohet në sistemin e saj operativ, Symbian Belle.

Më saktë, bëhet fjalë për modelin Nokia 801, për të cilin thuhet se do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, që do të bazohet në teknologjinë AMOLED ClearBlack multi-touch.

Karakteristikat e mundshme të Nokia 801 përfshijnë rezolucionin 640 x 360 piksel, procesorin 1.4GHz, 512MB RAM, kamerën me 12 mega-piksel, LED ndriçuesin e dyfishtë, dhe mundësinë e incizimit të videove në 1080p. / Telegrafi /