LAJMI I FUNDIT:

Gjermani: Apple tërheq produktet

Gjermani: Apple tërheq produktet

Apple ishte i detyruar të tërheq iPad 1 dhe 2, iPhone 3GS dhe iPhone 4 nga shitorja e vet online në Gjermani.

Ky veprim, është një vazhdim i betejës së kompanisë nga Cupertino me kompaninë Motorola Mobility, e FOSS Patent blog lajmëron se vendimi i këtillë është sipas të gjitha gjasave pasojë e vendimit të marrë nga gjykata gjatë muajit dhjetorë.

Kontesti i përmendur ishte nisur pasi që Motorola pati paditur Apple për përdorimin e paautorizuar të patentave të ndërlidhur me teknologjinë GPRS.

Gjenerata e fundit e iPhone-it, iPhone 4S nuk është e prekur nga ky vendim.


Në blogun e përmendur, i cili citon informatat e marra nga agjencia gjermane e gazetarisë DPA, thuhet se vendimi ndikon vetëm në shitoren online në gjermani, dhe se blerësit ende mund të blejnë produktet tek furnizuesit e ndryshëm, por dhe se Motorola po mundohet që në bazë të patentës së njëjtë të fitoj kontestin edhe kundër kompanisë amë, Apple Inc. /Telegrafi/