LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S Advance

Samsung Galaxy S Advance

Linja Galaxy e Samsung e fitoi edhe një anëtarë në formën e modelit më të lirë S Advance. Edhe pse pajisja është jashtëzakonisht e leverdishme (së paku pritet të jetë muajin e ardhshëm kur të paraqitet në tregjet e ndryshme të botës) ajo ofron mjaftë fuqi përpunuese dhe hapësirë si dhe rezolucion mjaftë të mirë të ekranit.

Ekrani Super AMOLED me rezolucion 480×800 do të shfaq Android 2.3 Gingerbread nëpër të gjithë katër inçët e ekranit. Muzikën dhe të dhënat tjera mund të ruani në 16 GB të memories, të cilat prapëseprapë duhen ngarkuar në “vetëm” 768 MB të memories punuese për të cilën përpunimin do ta bëj procesori dybërthamësh në një gigaherc. Për nevojat e adhuruesve të fotografisë aty është kamera me rezolucion prej 5mpx, fotografitë e së cilët do të mund ti dërgoni përmes lidhjes HSPA prej 14.4 mbps. /Telegrafi/