LAJMI I FUNDIT:

Botnet i përbërë nga celularët?

Botnet i përbërë nga celularët?

Symantec pohon se ka gjetur një varg të aplikacioneve malinje në Android Market të cilat ngjajnë me softueri të cilin përndryshe e krijojnë botnetët (rrjetat kompjuterike të cilat, pa dijeninë e pronarit të kompjuterit, shfrytëzohen për qëllime të zakonshme të hakerëve – kryesisht për sulme DDoS ose dërgimin e spamit).

Disa botues të softuerit në aplikacionet e veta përdorin Android.Counterclank, një modifikim të vogël të softuerit Android.Conclank, i cili mund të pranoj komandat përmes Internetit për të ekzekutuar detyrat e caktuara dhe për të mbledhur informata nga pajisja.

Secili nga këta softuer malinj ka kodin keqdashës brenda pakos apperhand, e kur kjo pako të ekzekutohet, në celular ekzekutohet shërbimi me të njëjtin emër. Edhe një shenjë tjetër e infektimit është prania e ikonës Search në pjesën e sipërme të ekranit fillestar.

Botuesit të cilët shpërndajnë softuerin e këtillë janë iApps7 Inc, Ogre Games dhe redmicapps kështu që nëse keni produkte të tyre, kontrolloni nëse celulari juaj është i “komprometuar” ose, nëse nuk kini, e hasni në ta në market, mendoni dy herë nëse do të instaloni aplikacionet e tyre a jo. Kjo informatë është publikuar në blogun e Symnatecut, nga i cili transmetojmë listën e aplikacioneve malinje. /Telegrafi/


Botuesi Emri i aplikacionit Lloji
iApps7 Inc Counter Elite Force Arcade & Action
iApps7 Inc Counter Strike Ground Force Arcade & Action
iApps7 Inc CounterStrike Hit Enemy Arcade & Action
iApps7 Inc Heart Live Wallpaper Entertainment
iApps7 Inc Hit Counter Terrorist Arcade & Action
iApps7 Inc Stripper Touch girl Entertainment
Ogre Games Balloon Game Sports Games
Ogre Games Deal & Be Millionaire Sports Games
Ogre Games Wild Man Arcade & Action
redmicapps Pretty women lingerie puzzle Photography
redmicapps Sexy Girls Photo Game Lifestyle
redmicapps Sexy Girls Puzzle Brain & Puzzle
redmicapps Sexy Women Puzzle Brain & Puzzle