LAJMI I FUNDIT:

Android Market arrin në 11 miliardë shkarkime

Android Market arrin në 11 miliardë shkarkime

Google ka publikuar të dhënat e saj të tremujorit të fundit të 2011-tës, ndërsa në këtë njoftim thuhet se sistemi i saj operativ, Android, përkatësisht dyqani i saj i aplikacioneve mobile, Android Market, ka arritur në 11 miliardë shkarkime.

Mbi 11 miliardë shkarkimet e bëra në Android Market përfshijnë aplikacione, muzikë, lojëra dhe filma, ndërsa tashmë është konfirmuar se Google mbështet mbi 250 milionë pajisje Android në treg.

Për më shumë, Google ka thënë se kompania tashmë është duke i aktivizuar më shumë se 700 mijë tablet dhe telefona të mençur Android, çdo ditë.

Sipas parashikimeve të trendit të këtij sistemi operativ, me mbi 700 mijë pajisje të aktivizuara në ditë, Google do të mund të arrij në 500 milionë pajisje mobile Android, deri në fund të vitit 2012. / Telegrafi /