LAJMI I FUNDIT:

Android – ende i pandalshëm

Android – ende i pandalshëm

Sipas statistikës nga comScore, posedimi i Apple në tregun amerikan të smartphonëve në periudhën prej gushtit deri në nëntor është rritur për 1.4%. Smartphonëve të Apple ju ka takuar 28.7% të tregut.

Nga ana tjetër, Android edhe përkundër faktit se ka në posedim pjesën dukshëm më të madhe të tregut ende po vazhdon të rritet me shpejtësi. Në periudhën e njëjtë kjo platformë ka shënuar rritjen prej 3.1%, dhe tani mban të mëdhatë 46.9% të tregut amerikan. Sukses për Apple, prapëseprapë, mund të jetë fakti se rritja e Apple në periudhën paraprake ishte 4.4%, e tani është paksa më e ulët. RIM ka humbur po aq treg sa ka fituar Google, dhe mban 16.6% të tregut amerikan. Posedimi i Microsoftit ka rënë për gjysmë për qind, dhe tani është 5.2%.

Në mesin e prodhuesve të celularëve, Samsung pati vendin e parë me posedim të 25.6% të tregut. Pason LG me posedim të 20.5%, Motorola me 13.7%, Apple me 11.2% dhe RIM me 6.5%. /Telegrafi/