LAJMI I FUNDIT:

Galaxy S3 do të jetë 3D?

Galaxy S3 do të jetë 3D?

Shoqërisë në të cilën bëjnë pjesë Evo 3D i HTC-së dhe Optimus 3D i LG-së së shpejti pritet ti bashkëngjitet gjenerata e ardhshme e telefonave high-end Galaxy të Samsungut.

Kështu edhe Galaxy S3 do të jetë i pajisur me teknologjinë për shfaqjen e fotografisë 3D pa përdorimin e syzeve, e celulari pritet të paraqitet në Mobile World Congress gjatë muajit shkurt.

Pritet të ketë procesorin katër-bërthamësh, ekranin Super AMOLED Plus 720p, konektivitet LTE dhe 2 GB RAM. E në të, natyrisht, do të ekzekutohet Ice Cream Sandwich. /Telegrafi/