LAJMI I FUNDIT:

Brengosje për shkak të luftës me patenta

Brengosje për shkak të luftës me patenta

Rregullatorët evropian të cilët janë duke e hetuar kontestin në mes të Apple dhe Samsung në lidhje me pretendimet për shkeljen e patentave janë të brengosur për shkak se pronësia intelektuale po përdoret në mënyrë të padrejtë nga kompanitë e caktuara kundër konkurrentëve të tyre.

Në të vërtetë, komisioni Evropian ka kërkuar nga Apple dhe Samsung detajet në lidhje me patentat të cilët po përdoren si standard në industrinë e telefonave mobil. Përfaqësuesit e komisionit Evropian theksojnë se për momentin nuk kanë marrë përgjigje nga kompanitë. Por theksojnë se janë duke e hetuar rastin në tërësi për shkak se pronësia intelektuale mund të keqpërdoret për pengimin e konkurrencës. Për momentin ende janë duke e pritur përgjigjen nga kompanitë ashtu që të mund të bëjnë hetim më të detajuar të tërë procesit.

Përfaqësuesit e komisionit evropian gjithashtu theksojnë se Apple dhe Samsung nuk janë i vetmi rast në industrinë e TI ku po keqpërdoret pronësia intelektuale. Standardizimi dhe pronësia intelektuale janë dy instrumente të cilët dita ditës po keqpërdoren më shumë në industrinë e TI si instrumente për kufizimin e konkurrentëve.

Kjo është hera e parë që njerëzit udhëheqës të trupave evropian për anti-konkurrencë po i shprehin brengat e tyre për luftën me patenta në industrinë e telefonave celularë. /Telegrafi/