LAJMI I FUNDIT:

Jobs dëshironte rrjet të ndarë për iPhone

Jobs dëshironte rrjet të ndarë për iPhone

Këtë e pohon John Stanton, investitori nga Lugina e Silicit i cili kalonte shumë kohë me të ndjerin bashkëthemelues të Apple gjatë zhvillimit të versionit të parë të iPhone-it.

Ideja fillestare e Jobsit ishte përdorimi i spektrit WiFi për krijimin e një pseudo rrjeti të telekomunikimeve me cilën gjë iPhone do të funksiononte krejtësisht i pavarur nga kompanitë ekzistuese të telekomunikimeve. Shefi i Apple sipas pohimeve nga kjo ide përfundimisht hoqi dorë gjatë vitit 2007 duke pasur parasysh se inxhinierët e kompanisë nuk patën arritur ta zbatojnë idenë në mënyrë të kënaqshme.

Përkundër kësaj, me paraqitjen e iPhoneit Apple prapëseprapë e bëri një kthesë të madhe në mënyrën e ndërtimit të telefonave mobil. Jobs në të vërtetë AT&T-së, telekomit më të madh amerikan, ia shiti pajisjen e gatshme pothuajse pa e parë ata ndonjëherë gjë që e shndërroi këtë kompani të madh në një distributor të thjeshtë të produkteve të Apple derisa deri atëherë kompanitë e telekomunikimeve pak a shumë merrnin pjesë në ndërtimin e telefonave mobil duke adaptuar karakteristikat, softuerin dhe mundësitë e tyre për nevojat e veta. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

Teknologji
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Google njofton pesë veçori të reja për Android dhe Wear OS

Google njofton pesë veçori të reja për Android dhe Wear OS

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Kalo në kategori