Pasqyra
Shpeshherë, duke u ngutur dhe nën stresin e mëngjesit, harroj ta shikoj veten në pasqyrë. Për fat, ashensori i hyrjes ku banoj ka një pasqyrë të bukur dhe aty shoh veten para se ta filloj ditën e punës. Nën një dritë të fortë, shoh fytyrën, flokët, jakën e këmishës, rrudhat dhe thinjat që po shtohen. Nga qeskat e syve, e kuptoj edhe kualitetin e gjumit që kam bërë.
Mirëpo, këtë mëngjes, pas një nate me pak gjumë dhe shumë meditim për gjendjen ku janë shqiptarët, imazhi im është shfytyruar krejt në pasqyrën e ashensorit. Përpjekjet për ta parë veten dështojnë dhe në xhamin e shkëlqyer shoh vetëm një mjegull, që më dërgon larg, larg…
Musine Kokalari kishte studiuar në Romë, kishte qenë shkrimtare e talentuar dhe njëra ndër vajzat më të emancipuara, më të bukura dhe më të njohura të Shqipërisë. Rrezëllitëse, madhështore dhe krenare duket edhe në fotografinë e gjyqit special që i ishte bërë për fajet e saj. Dhe fajet e saj ishin kaq të rënda: ajo ishte pjesëtare e denjë e një familjeje intelektuale, kishte shkruar tre libra, kishte botuar qindra shkrime në shtypin e kohës; dy vëllezërit e saj, intelektualë të njohur dhe pronarë shtëpie botuese ishin ekzekutuar pa gjyq nga “çlirimtarët” e Tiranës dhe vëllain tjetër, Hamitin, autor i librit historik “Kosova – Djep i Shqiptarisë” e kishte shpëtuar fakti se kishte qenë shumë i sëmurë dhe ekzekutorët stalinistë nuk mundën ta dërgonin në skenën makabre të Hotel Bristolit.
Motra e tyre e kishte fatin edhe më të keq. E burgosur, e torturuar, e përbuzur, e fyer, e poshtëruar, njërës ndër femrat më të zonja që kishte shqiptaria, pas 18 vjetësh burg dhe 22 vjetësh internim – fshesare rrugësh, e izoluar nga komuniteti dhe në vetmi të plotë –iu refuzua edhe trajtimi mjekësor. Kur vdiq, kortezhi funeral i kësaj zonje të nderuar dhe krenare përbëhej vetëm nga dy punëtorë të shërbimeve komunale (shqiptarët duhet ta shikojnë veten në pasqyrë, apo jo?!).
Rexha ishte vetëm 12 vjeçar kur njëra ndër gazetaret më të njohura të botës, Rose Wilder Lane, e mori si përkthyes në ekspeditën e saj të njohur në Malësinë e Veriut, udhëtim që është përjetësuar me librin e mrekullueshëm “Majat e Shalës”. Një fëmijë i mençur, i shkathët dhe i veçantë, Rexha e mrekulloi gazetaren. Ajo u përkujdes që ai të shkonte në shkollë. Fillimisht në Shqipëri dhe pastaj në Kembrixh, ku Rexhë Metaj doktoroi me nota të shkëlqyeshme.
I pari shqiptar që e bëri këtë atje, e ka emrin në Librin e Artë të Kembrixhit, në vendin e tij ai pati një jetë të tmerrshme. Pa asnjë faj, çuditërisht dhe çmendurisht, kryestalinisti shqiptar e dënoi Rexhën me vdekje. Kur mori lajmin në Amerikë, Rose e dashur s’la gur pa lëvizur që ta shpëtonte. Deri edhe te kryetari i atëhershëm Truman shkoi ajo. Për t’ia falur jetën, diktatori më i poshtër që ka njohur historia kishte një kusht: Rose nuk do ta përmendte shtetin e tij kurrë më në jetën e saj. Për të shpëtuar jetën e çunit të hareshëm që i kishte prirë në malet e Shqipërisë, Rose e dha dhe e mbajti fjalën. Gjatë jetës së saj nuk e përmendi më Shqipërinë. Atë Shqipëri të dashur, të cilën e kishte dërguar në Perëndim si dhuratë nga një kohë epike, gazetarja e kishte të ndaluar ta zinte në gojë. Vetëm për t’ia kursyer jetën Rexhës.
Imagjinata e saj e bujshme, megjithatë, nuk ia mundësoi ta kuptonte se më mirë do të ishte ta ekzekutonin doktorin e Kembrixhit. Dënimi me vdekje i shndërrohet në 27 vjet burg e pastaj internim, vuajtje, persekutim dhe mjerim ekstrem derisa mbylli sytë, pa e parë rënien e diktaturës. (Rexha është pasqyra e shqiptarëve, apo jo?!)
Kthjellem për një moment. Koncentrohem që të shikoj imazhin tim në pasqyrë. Nuk ia arrij. Në vend të kësaj, shoh imazhe njerëzish primitivë që duartrokasin në ditëlindje të sharlatanit. Shoh të tjerë – disa nga ta pretendojnë të jenë njerëz të arsimuar – që djegin libra si në mesjetë. Shoh Kosovën në një thundër të madhe; shoh Kosovën të ngulfatur nga njerëz që janë nxënës, ndjekës, adhurues, simpatizantë, intelektualë servilë, akademikë senilë, sigurimsa, spiunë, laro, sharlatanë e kriminelë enveristë.
Gërvima e dyerve të ashensorit më kthjellon imazhin e një njeriu që më vështron me sy të humbur nga pasqyra. Është imazhi i një pjesëtari të popullit që ende nuk ka shpëtuar nga totalitarizmi.
P.S. “Amerikanët ikën”, shkruante në radiogramin e shkurtër që larot ia kishin dërguar diktatorit. Tiranit i kishte ndritur fytyra. Pastaj kishte filluar plojën. “Radiogrami” im për ju, që i lexoni këto radhë, është: shtrëngoni radhët, sepse vala e dytë e enveristëve, e atyre që po pretendojnë të na shpëtojnë nga të parët, po shkumbëzon në dyert tona. Pas kësaj, na pret shkretëtira e vetmisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kishte ra në rrjetën e tyre dhe mendonin se kanë kapur peshk për darkë, doli të jetë peshkaqen gjigant – burri nga Australia e riktheu në oqean](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-159-380x233.jpg)
Kishte ra në rrjetën e tyre dhe mendonin se kanë kapur peshk për darkë, doli të jetë peshkaqen gjigant – burri nga Australia e riktheu në oqean
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/collage-11-1-380x233.jpg)
U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi
![Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/euro-2024-2-1-380x233.jpg)
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-171-380x233.jpg)
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë