LAJMI I FUNDIT:

Dehibridizimi ligjor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Tri vite pas miratimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, rregullat e lojës së demokracisë kërkojnë nevojën për përshtatje dhe funksionalizim të segmenteve të institucioneve kushtetuese. Më në fund pas krijimit të një konsensusi të “imponuar” nga jashtë u kuptua se ekziston ana e "dobët" e Kushtetutës dhe Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, që jo rrallë na çuan në zënka politike, herë në kërkim të fajtorit, herë të “zbulimit” të hapësirave kontraverze të strukturës së dispozitave kushtetuese e ligjore, pas së cilave janë munduar të fshihen abuzuesit dhe të kërkojnë shfajësim para opinionit.

Reformë zgjedhore për një palë zgjedhje?


Standardet bazë të funksionimit të institucioneve të pavarura, të cilat i përcakton legjislacioni i Bashkimi Evropian, ky hyjnë agjencitë e specializuara janë: pavarësia financiare, pavarësia në vendimmarrje dhe organizmi i struktures me ligjet e veçanta dhe akte normative nënligjore.

Se sa funksionojnë këto institucione në pajtim me standardet e legjislacionit evropian, sipas akteve ligjore që janë ende në fuqi, është çështje për të diskutuar, hapur debat, që të mënjanohen të gjitha shkarjet ligjore, që i nxjerrin institucionet e pavarura jashtë kategorisë kushtetuese.

Sa i përket dispozitave të Kushtetutës nga kapitulli XII, nuk duket se ka paqartësi, por ato vijnë pas nxjerrjes së ligjeve të veçanta, si Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili nga aspekti i strukturimit të brendshëm e ka sajuar një situatë "hibridizimi" për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ky “hibridizim” është ndërtuar mbi “bazën” e Kushtetutës, apo thënë më drejt, devijimeve të theksuara në legjislacionin për zgjedhjet, që ndoshta deri në përmbylljen e diskutimeve që po vazhdojnë në kuadër të reformës, mund të piketohen nga pjesëmarrësit dhe ekspertët të kësaj fushe.

Në teorinë e Legjislacionit për Zgjedhjet, thuhet me të drejtë, se shtetet në tranzicion, sikur bëjnë reformë zgjedhore për një palë zgjedhje, duke ia përshtatur legjislacionit të fuqishmëve.

Unifikimi i terminologjisë

Sado, që njerëzit janë shpesh ithtar të kushtetutave të shkurtra, Kushtetuta e jonë, ka mjaftuar ta kornizojë rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në katër (4) dispozita, duke lënë mundësinë për interpretime të ndryshme ligjores si: neni 139 pika 1, procedura lidhur me emërimin e Kryesuesit të KQZ-së nga Presidenti, ndërsa në nenin katër, nuk është qartësuar sa duhet emërimi i anëtarëve që vijnë nga grupet më të mëdha politike të përfaqësuara në Kuvend, edhe pse në kapitullin e X të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, kjo e drejtë i lihet në kompetencë Presidentit.

Për terminologjinë joadekuate juridike, e cila po e përcjell legjislacionin në përgjithësi ka mjaft shembuj, si në rastin ku citohet dispozita kushtetuese, neni 139, përdoret termi “Kryesues”, bazuar sipas neni 61.1 te Ligji Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme, ndërsa në nenin 61.2, thuhet “Kryetari”. Kjo terminologji kundërthënëse duhet të saktësohet në të ardhmen, sepse ekzistojnë dallime në të drejta dhe obligime si dhe për cilësinë e përfaqësimit.

Kundërthëniet ligjore në strukturën e trupave menaxhuese të KQZ-së

Në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili ka pretenduar ta përkufizojë deri diku organizimin e brendshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vërehet se ekzistojnë kundërthënie të theksuara, të cilat ndikojnë në rrudhjen e integritetit kushtetues dhe ligjor të KQZ-së, trupave menaxhuese, që merren me administrimin e procesit zgjedhor dhe janë implementuese të vendimeve.

Integriteti i këtyre trupave si : Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Zyra për Regjistrimin e Partive Politike, në kuadër të kornizës ligjore ekzistuese, kanë status të papërkufizuar ligjor në hierarkinë e akteve ligjore:
E para, brenda Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme;
E dyta, në raport me hierarkinë me se vete

Sa i përket Sekretariatit të KQZ-së, është i pakuptueshëm statusi i kësaj trupe menaxhuese, e cila bazuar në neni 66.7 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, “…stafi i sekretariatit punësohet nga Kryeshefi i Sekretariatit në pajtim me procedurat e Qeverisë së Kosovës”. Kjo dispozitë ligjore konsiderohet se implikim dhe cungim në pavarësinë kushtetuese që e ka KQZ-ja, e cila nuk mund të ketë rregullim të dyfishtë ligjor, të jetë institucion i pavarur e në anën tjetër ta përkufizojë rregullimin e brendshëm me dispozita që i referohen institucioneve qeveritare.

Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk ka dispozita adekuate dhe të qarta sa i përket emërimit, shkarkimit apo përzgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KQZ-së, Drejtorit Ekzekutiv të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim.

Sa i përket Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, e cila funksionon në kuadër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe i raporton drejtpërdrejt KQZ-së, mund të thuhet, se pavarësia ligjore dhe organizative ka nevojë të përkufizohej më shumë, sepse Zyra për Regjistrimin e Partive Politike, e cila realizon një nga proceset më të ndjeshme, si regjistrimi i partive politike, certifikimi, akreditimi i vëzhguesve, do të duhej ta finalizonte krejtësisht këtë aktivitet në mënyrë të pavarur, sepse procedimi i këtyre çështjeve në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve i përbërë nga përfaqësuesit e partive politike, për të marrë vendime paraqet konflikt interesi.

“Performanca politike”

Në reformën e legjislacionit zgjedhor, brenda Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, do të duhej të kishte kritere ligjore mbi bazën e të cilave përzgjidhet Sekretari i përgjithshëm i Sekretariatit, Drejtorit Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, sepse një organ i përbërë nga përfaqësues të shumtë të partive politike, mund të iniciojnë emërimin apo shkarkimin jo sipas performancës së treguar nga këta dy drejtues në menaxhimin e këtyre dy trupave të KQZ-së, por sipas “performances politike”.

Procedurat lidhur me kohën e qëndrimit në post të Sekretarit, Zëvendësit dhe Drejtorit Ekzekutiv të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, janë ngatërruar edhe më shumë, sepse në nenin 66.2 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ato i referohen Ligjit për Shërbyesit Civil. Deri më tani praktika e ka dëshmuar se të paktë kanë qenë ata Kryeshef të Sekretariatit, që e kanë përfunduar mandatin e plotë.

(Autori është Zyrtar i lartë ligjor i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim)

Në trend

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Premier League
Kalo në kategori