LAJMI I FUNDIT:

Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Estoni

Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Estoni

Akil Gjakova ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Kampionatin Evropian për kadetë, që është duke u mbajtur në Talin të Estonisë. Xhudisti nga Kosova në finalen e kategorisë deri në 66 kg, e ka mposhtur xhudistin nga Azerbajxhani, Elnur Ahmadlin.

Për të arritur deri në finale, Gjakova ka zhvilluar katër lufta. Fillimisht ai me short u pozicionua në vazon C në kategorinë deri në 66 kilogramë.

Gjakova në raundin e parë ka mundur turkun Denizhan Caliskan, derisa në raundin e dytë mposhti xhudistin nga Rusia, Laura Gomez.


Edhe në raundin e tretë, Gjakova u tregua më i suksesshëm sesa bjellorusi, Hryhory Klebcha, derisa me të njëjtin ritëm vazhdoi edhe raundin e katërtë. Kësaj radhe viktimë e kosovarit ishte, xhudisti nga Armenia, Albert Mkrtchyan.

Pas kësaj fitore, Gjakova u kualifikua në gjysmëfinale, ku e kaloi me sukses pasi e mundi boshnjakun, Petar Zadro.

Në këtë mënyrë, Gjakova i hapi vetës rrugë për të garuar në finale me xhudistin nga Azerbejxhani, Elnur Ahmadli. të cilën e mundi për t’u stolisur me medaljen e artë në Kampionatin Evropian për kadetë, transmeton Express.

Përveç, Gjakovës në Kampionatin evropian për kadet ka garuar edhe Diellza Bunjaku, e cila shënoi vetëm një fitore.

Bunjaku garoi të premten në ditën e parë të Evropianit, ndërsa në luftën e parë e mposhti estonezen Helge Laponin. Bunjaku në luftën e dytë humbi nga francezja Eloise Combeau.

Diellza Bunjaku është xhudistja e vetme që e përfaqëson Kosovën në Evropianin për kadetë. Ajo u paraqit në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në konkurrencën e meshkujve të premten garoi Blenard Begu, i cili e humbi luftën e parë. Ai pësoi nga gjeorgjiani Zviad Khubuluri, në kategorinë deri 60 kilogramë.

Xhudistët kosovarë në Kampionatin Evropian janë paraqitur me flamur të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori