LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, festivali poezisë ‘Ditët e Naimit’ përmbyllet me ndarjen e çmimeve

Tetovë, festivali poezisë ‘Ditët e Naimit’ përmbyllet me ndarjen e çmimeve

Mbrëmë në sallën e fakullteteve të arteve të USHT-së në Tetovë u mbajt nata finale e Festivalit Ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit” ku poetët nga gjithë bota lexuan nga një poezi për publikun Tetovar i cili i ka pritur me duartrokitje në çdo mbrëmje sa edhe ka zgjatur ky festival i poezisë në Tetovë, njofton Telegrafi.

Sonte ishte nata kur të gjithë poetët nga trevat shqiptare por edhe nga shumë shtete të botës me poezitë e tyrë ngrohën gjithë zemrat e publikut tetovar. Drejtori i këtij festivali, Shaip Emërllahu u shpreh se ndjehet shumë i kënaqur që ky festival mbahet për të nëntëmbëdhjetën herë radhazi dhe premtoi se ky do të vazhdoj të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme.

‘Unë jam shumë i kënaqur që ka një dinamikë të tillë poetësh. Kemi poet nga Japonia Meksika dhe Kanadaja. Këtu, në këtë festival flasin të gjithë dhe mund të them se jam shumë i kënaqur sepse më në fund arritëm të realizojmë programin dhe edicionin e XIX të festivalit ndërkombëtar të poezisë dhe të prekim emocionet që na tha e gjithë bota” tha Shaip Emërllahu, drejtor i festivalit ‘Ditët e Naimit’.


Ndërkohë u ndanë edhe çmime për shumë poet, jo vetëm shqiptar por edhe atyre botëror që ishin prezen në festivalin ndërkombëtar ‘Ditët e Naimit’ që u mbajt për tre dtë në qytetin e Tetovës.

Nieles Hav poet nga Danimarka fitues i çmimit tha ‘jam shumë i nderuar, i lumtur dhe i befasuar. Unë kam qenë këtu në Tetovë dhjetë vite më parë dhe kam përshtypjet më të mira nga ky festival “ përfundoi Hav.

Xhuzepe Napolitano, poet nga Italia thotë ‘kam kaluar shumë mirë, jam ndjerë i respektuar dhe është hera e shtatë që vi në këtë festival dhë është një organizim shumë i mirë “.

Festivali ndërkombëtar ‘Ditët e Naimit’ në Tetovë është mbështetur nga Ministria e Kulturës, komuna e Tetovës dhe nga sponzor të ndryshëm të vendit./Telegrafi/