LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen në Ujmirë

Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen në Ujmirë

Me urdhër të prokurorit përkatës (Prokuroria Themelore në Pejë-Departamenti i krimeve të rënda) lidhur me rastin e vrasjes në Ujmirë, komuna e Klinës, sot është arrestuar i dyshuari i dytë - K.Rr.(1975), të cilit ju ka shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Hetimet lidhur me rast janë duke vazhduar ende në bashkëpunim me prokurorin e çështjes.

Ndryshe më 15 janar 2013 rreth orës, pas disa veprimeve operativo-hetimore oficerët hetues nga Njësiti i Hetimeve Rajonale kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar i moshës 45 vjeçar, si kryerësi i vrasjes së Rexhë R.


Po më 15 janar rreth orës 03:57 Policia e Kosovës ,Stacioni Policor në Klinë, është njoftuar përmes telefonit, se në afërsi të shkollës së fshatit Ujmirë, komuna e Klinës gjendet një person i shtrirë në tokë.

Efektivet policor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar rastin se personi ishte pa shenja jete. Policia ka ftuar edhe mjekun kujdestar i cili në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e shtetasit të Kosovës Rexhë R. rreth vjeç 46,nga fshati Ujmirë, i cili dukej tw ishte i qëlluar me armë zjarri në pjesën e epërme të trupit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori