LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitet arka e NLB-së me 13 mijë euro

Plaçkitet arka e NLB-së me 13 mijë euro

Nën kërcënimin me armë, dy persona kanë plaçkitur një filial të NLB-së në periferi të Prishtinës. Dyshohet se shuma e vjedhur është rreth 13 mijë euro.

"Incidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 në zonën industriale Inter Europa, në afërsi të terminalit doganor, ku në filialin e një banke kanë shkuar dy të dyshuar, dhe njëri prej tyre nën kërcënimin e armës ka marrë nga aty një arkë me të holla”, ka thënë zëdhënësi policor Arbër Beka.

Ai ka shtuar se policia ka konfiskuar një veturë si pjesë e hetimeve.


“Njësitet policore, përfshirë ato të hetimeve, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Policia ka konfiskuar një veturë, me targa të Prishtinës, si pjesë e procedurës hetimore”, ka thënë Beka.

Sipas policisë, nuk dihet saktë shuma e parave të plaçkitura. /Telegrafi/