LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 90 kg hashash, arrestohet babai dhe djali

Sekuestrohen 90 kg hashash, arrestohet babai dhe djali

Dy persona nga e njëjta familje kanë rënë në pranga pasi u është sekuestruar 90 kilogramë hashash dhe armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Velcë në Vlorë dhe personat e arrestuar janë Skënder Xhaferraj, 60 vjeç dhe djali i tij Nardi Xhaferaj, 29 vjeç.

Policia ka sekuestruar në banesën e tyre: 90.660 kg hashash, 1 automatik kallashnikov, 142 copë fishekë M-56, 3 karikatorë dhe 1 armë zjarri gjahu.

Pas arrestimit, ndaj tyre ka nisur dhe procedimi penal. Ata akuzohen për “Prodhimi dhe shitje të narkotikëve”, si dhe“Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /Noa/Telegrafi/