LAJMI I FUNDIT:

Njeriu që luan me zjarrin (Video)

Njeriu që luan me zjarrin (Video)

Steve Truglia, personi që vërtetë luan me zjarrin ka kaluar më shumë se 18 vite të jetës duke luajtur me karta dhe duke realizuar trike të ndryshme që janë të famshme në mbarë botën.

Por kulmi i përformancave të 50 vjeçarit është loja me zjarr të ndezur mbi trupin e tij, transmeton RTV Dukagjini.

Ai tregon që gjithçka ka filluar prej pjesëmarrjes në filmat “Tomorrow Never Dies” dhe “Saving Private Rayn” ku kishte luajtur me trike të tilla të cilat pas disa viteve i ka kthyer në realitet.

“Ka vite që merrem me këtë profesion, jam magjistar dhe një ekspert për trika të kartave, mirëpo qëllimi im ka qenë që të realizojë diçka që të mbahet në mend emri im”, ka thënë Truglia.


Për të realizuar ngjarjen Steve ka rrezikuar jetën e tij dhe që ka mundur të përfundojë me fatalitete shumë të mëdha.

Gjatë kohës që mbi trup e ka mbajtur të ndezur zjarrin qëllimi ka qenë që të realizojë kompletë një lojë me karta. Synim të cilën e ka arritur.

“E di që jetën time e kam rrezikuar sepse ta përballosh një temperaturë të lartë nuk është e zakonshme dhe nga shumë njerëz jam quajtur i çmendur”, ka theksuar Truglia.

Për më shumë se 10 minuta ka arritur të qëndroj me flakë mbi trupin e tij. Steve ka thënë që trikët e tij nuk do të përfundojnë vetëm me kaq./RTV Dukagjini – Telegrafi/