LAJMI I FUNDIT:

Telefonat celularë janë përdorur që nga viti 1938? (Video)

Telefonat celularë janë përdorur që nga viti 1938? (Video)

Një xhirim bardh e zi nga viti 1938, në të cilin shihet një femër duke folur në telefon celular, ka ngjallur reagime të ndryshme nga ata që u besojnë komploteve.

Teoricienët e konspiracioneve besojnë se ky xhirim është dëshmi për udhëtimin në kohë dhe këtë e lidhin edhe me filmat tjerë të vjetër, në të cilët shfaqet teknologjia moderne, e qe në fakt akoma nuk ishte ideuar.

Mirëpo, një përdorues i YouTube (i cili para një viti e ka publikuar xhirimi), tash ka treguar se gruaja që bisedon në telefon është në fakt gjyshja e tij, Gertrude Jones. Ai thotë se ajo përnjëmend ka përdorur telefon celular dhe se ai ka qenë një prototip që e ka zhvilluar kompania “Leominster” në Massachusetts.


Xhirimi i realizuar në fabrikën industriale “Dupont” shfaq një femër të veshur me një fustan elegant, e cila ec së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa duket se flet me një pajisje që i ngjan telefonit të tanishëm celular.

“Ka pasur 17 vjet. E kam pyetur rreth kësaj videoje dhe më ka thënë se e mban mend shumë mirë. Ajo thotë se Dupont ka pasur departamentin për komunikimet telefonike në fabrikë. Ata (së bashku me Leominster) kanë eksperimentuar telefonat pa kabllo, ndërsa Gertrude dhe pesë femra të tjera i kanë marrë ato për testim pesëditor. Gjatë momentit të xhirimit, ajo ka folur me njërin nga shkencëtarët që ka punuar në projekt”, ka treguar përdoruesi i YouTube që e ka lansuar xhirimin.

Ky nuk është xhirimi i vetëm nga koha kur nuk kanë ekzistuar telefonat pa kabllo. Në një film të Charlie Chaplinit nga viti 1928, shfaqet një grua duke folur me telefon celular (i cili asokohe as që ka qenë i ideuar). /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Zgjidhja?

Zgjidhja?

Kalo në kategori