LAJMI I FUNDIT:

Dy tinejxhere plaçkitin bankën

Dy tinejxhere plaçkitin bankën

Dy vajza të reja kanë arritur të plaçkitin Bankën Nacionale, në Cincinnati të SHBA-ve. I gjithë rrëfimi nuk do të ishte interesant, nëse nuk do të përmendej fakti se ato janë përshkruar të kenë pasur moshën 14, respektivisht 12 vjeçare.

Këto “vajzushe” madje duket se nuk kanë qenë fare të armatosura – por vetëm kanë hyrë në bankë, dhe një pusullë kërcënuese ia kishin dhënë arkëtarit të bankës, i cili ua kishte mbushur një çantë me para.

Më pastaj, vajzat janë zhdukur në rrugët e qytetit, ndërsa policia e alarmuar është hedhur në kërkim të tyre me helikopterë dhe njësitet tokësore.

Personeli i bankës e ka përshkruar njërën prej vajzave si “më të fortë”, e gjatë rreth 1.67 cm, ndërsa tjetra 1.55 cm dhe kishte një kapele bejsbolli.


Policia lokale ka publikuar edhe fotografinë e njërës prej vajzave, për t’u rënë atyre më lehtë në gjurmë. /Telegrafi/