LAJMI I FUNDIT:

Funta, material për fustan

Funta, material për fustan

Hannah Cooper, dizajnere e modës nga Britania e Madhe, prindërit e së cilës kanë fituar jackpotin prej disa miliona funtesh, ka dizajnuar një fustan nga monedhat 20 funtesh.

Paratë janë false, ndërsa pasi është kryer fustani, Hannah e kishte numëruar gjithë shumën, duke bërë të ditur se në trup ka të veshur 1 milion funte.

“Të gjithë e dinin se prindërit e mi kanë fituar në loto, dhe çdoherë më pyesnin për këtë gjë. Mendova se do të ishte gjë argëtuese nëse do ta bëja një fustan nga paratë. Më është dashur të marrë leje nga Banka e Anglisë, pasi që kopjimi i parave është gjë ilegale”, ka thënë Hannah, e cila është e kënaqur me kreacionin e saj.

“Shpresoj që këtë fustan do ta prezantojë nëpër revytë e modës”, ka thënë ajo.


Prindërit e Hannas e kanë fituar preminë në loto tre vjet më parë – ndërsa me një shumë të parave ia kanë blerë asaj një shtëpi dhe veturën. /Telegrafi/