LAJMI I FUNDIT:

Çifti bashkëshortor fiton 128 mln dollarë në loto

Çifti bashkëshortor fiton 128 mln dollarë në loto

Një çift bashkëshortor nga Kentucky i SHBA-ve ka fituar preminë e lojës së fatit Powerball, respektivisht 128 milionë dollarë. Rob Anderson dhe bashkëshortja e tij as në ëndërr nuk do ta kishin besuar se blerja e tiketës në momentin e fundit, do t’ua ndryshonte jetën përgjithmonë.

Shumë herë ky çift e kishte provuar fatin në lojëra të tilla, mirëpo asnjëherë nuk kishte pasur fat. Pasi ishin informuar se kishin fituar preminë e kësaj loje të fatit – atyre u janë dashur disa ditë për të kuptuar se çfarë po ngjante.

“Mendonim se bëhej fjalë për ndonjë gabim dhe se ne nuk i kishin fituar ato para. Pasi ia tregova bashkëshortes tiketën fituese, menduam se diçka nuk është në rregull”, ka thënë Rob Anderson për agjencinë AP.

Fillimisht ata kishin kërkuar të blinin 3 tiketa, mirëpo shitësja gabimisht ua kishte dhënë vetëm një. Më pastaj çifti e kishte marrë këtë tiketë, dhe kishte blerë edhe disa tiketa të tjera, të cilat ua kishin falur miqve të tyre.


Ky çift ende nuk është i sigurt nëse do të kthehet në vendin e punës, apo për “pak kohë” do të kënaqet me 63 milionë dollarë të fituara, aq sa iu takon pasi të hiqet tatimi. /Telegrafi/