LAJMI I FUNDIT:

Minjtë hedhin valle në stacionin e policisë

Minjtë hedhin valle në stacionin e policisë

Një ekip i asgjësuesve të minjve është ndeshur me një situatë të pazakonshme në një stacion të policisë në Londër – ku kishin gjetur madje edhe çerdhe të minjve në tavolinat e policëve.

Ekipi ishte thirrur në zyrat e policisë në Kennigton – pasi minjtë ishin lajmëruar kudo në këtë objekt të policisë.

Gjatë inspektimit të ndërtesës, asgjësuesit kishin gjetur madje edhe çerdhe të minjve në tavolinat e të punësuarve, bën të ditur gazeta Daily Telegraph.

Sipas raportit të kësaj gazete, disa tavolina të nëpunësve në këtë stacion policor ishin aq të çrregullta, sa që vështirë se mund të gjendej ndonjë dokument i vlefshëm aty. Njëri prej policëve – në tavolinën e të cilit ishte gjetur çerdhja e minjve, ishte turpëruar keq me këtë rast. /Telegrafi/