LAJMI I FUNDIT:

Peshkaqeni taksi, loja me jetë

Peshkaqeni taksi, loja me jetë

Një polumbar nga Tahiti, është xhiruar duke e shfrytëzuar peshkaqenin si mjet transportues nën ujë.

Terry, i cili punon si ciceron i zhytjes në ujë në hotelin Sofitel Bora Bora, shumë shpesh kapet për bishtin e peshkaqenit dhe kështu noton në ujë.

I rrethuar nga peshkaqenët, të gjatë edhe deri në tri metra, Terry u jep këshilla turistëve se si mund të bëjnë edhe ata një gjë të tillë.

“Fillimisht duhet të zhyteni 10 metra nën ujë dhe atëherë të kapeni për bishtin e peshkaqenit. Kështu, peshkaqeni bëhet taksi, ndërsa ju mund të ‘voziteni’ deri në Australi”, ka thënë Terry.


Terry josh peshkaqenët duke u hedhur sardele – mirëpo, shumica e turistëve më shumë preferojnë ta shikojnë atë sesa t’i bashkohen në këtë aventurë. /Telegrafi/