LAJMI I FUNDIT:

Kur festa e ndërrimit të moteve zgjat tre ditë

Kur festa e ndërrimit të moteve zgjat tre ditë

Rreth 30 persona kishin mbërritur në Tan Hill të Britanisë së Madhe për ta pritur aty ndërrimin e moteve, respektivisht ardhjen e vitit 2010.

Megjithatë, në këtë zonë malore, që shtrihet 520 metra mbi nivelin e detit, kishte rënë aq shumë borë, sa që ata është dashur të vazhdojnë festën e tyre edhe për dy ditë të tjera.

Askush nuk e kishte vërejtur borën e madhe që binte gjatë gjithë natës të ndërrimit të moteve, mirëpo, në mëngjes kur kishin planifikuar të ktheheshin në shtëpitë e tyre, këta persona e kishin kuptuar se kjo gjë ishte e pamundur.

Dixheji lokal nga Richmondi, Peter Richardson, ka bërë të ditur për mediat britanike, se ai është argëtuar shumë mirë këto ditë, ndërsa edhe të tjerët, sipas tij, ishin në disponim të mirë. “Njerëzit hanin fruta për darkë dhe ndihmonin në çdo punë që duhej kryer”, ka thënë Richardson.


Uniteti dhe argëtimi i mirë bëri që tre ditët të kalonin shpejt, ndërsa shkuarja drejt shtëpive u mundësua pasi bora filloi të shkrihej – dhe borëpastruesit pastruan rrugën. /Telegrafi/