LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 600 herë brenda 10 vjetëve

Arrestohet 600 herë brenda 10 vjetëve

Një meksikan me prirje për t’u dehur dhe për ta prishur qetësinë publike, është mysafir i rregullt burgjeve – sepse aty e kalon natën së paku një herë në javë.

Meksikani, 56-vjeçar nga qyteti Matamoros, është arrestuar hiç më pak se 600 herë në 10 vjetët e fundit, bën të ditur gazeta “Reforma”.

Që nga viti 2000, ky person merret me shitjen e ëmbëlsirave, ndërsa ka ndodhur që edhe vetë të lajmërohet vullnetar për burg – për të mos e prishur kështu qetësinë publike.

“Njëherë e kemi gjetur të bërë tapë në lagjen Capilla, dhe e morëm me vete për të mos e shkelur ndonjë veturë – ndërsa ai vetë kishte kërkuar ta arrestonim”, ka thënë një polic.


Përkundër kësaj, ky person është goditur nga veturat e ndryshme 16 herë, ndërsa është plaçkitur së paku 9 herë.

Policët shpesh herë e dërgojnë atë në shtëpinë e tij – ndërsa kur përfundon në burg – ai mbetet aty derisa të vuajë dënimin e plotë, prej tre ditësh – sepse nuk dëshiron ta paguajë dënimin për të dalë para kohe.

Sipas një përllogaritjeje të kësaj gazete, po t’i kishte paguar të gjitha këto dënime, ky meksikan do të ishte më i varfër për 27.690 dollarë. /Telegrafi/