LAJMI I FUNDIT:

Gjarpri shpëton familjen nga zjarri

Gjarpri shpëton familjen nga zjarri

Një kinez i cili kishte kuruar një gjarpër të zi – pohon se ky gjarpër ka shpëtuar familjen e tij nga zjarri që e kishte kapluar shtëpinë.

Yu Feng, nga Fushun i provincës Liaoning, e kishte gjetur këtë gjarpër në malet jo larg shtëpisë së tij. Gjarpri ishte i sëmurë dhe ai e kishte kuruar me mjekësi natyrore, që e kishte ngjallur atë pas 20 ditësh.

Feng e kishte kthyer gjarprin në male, mirëpo në mëngjes ai e kishte gjetur atë sërish para shtëpisë së tij. Ai ishte përpjekur të dërgonte në male edhe dy herë të tjera, mirëpo sa herë e çonte në pyll gjarpri kthehej në shtëpinë e tij.

Njerëzit filluan të më thoshin se gjarpri është kthyer për të më falënderuar për bujarinë e treguar. Kështu Feng e pagëzoi gjarprin me emrin Long Long dhe e shndërroi atë në kafshë shtëpiake.


Ai thotë se ky gjarpër e ka shpëtuar tërë familjen e tij nga zjarri. ‘Isha duke fjetur dhe përnjëherë ndjeva diçka të ftohtë në fytyrën time. I hapa sytë dhe pashë Long Longun. Ai kur nuk më kishte zgjuar, mirëpo atë natë ishte i vendosur të më zgjonte. Kur vazhdova gjumin, gjarpri papritur filloi të tërhiqte mbulesën time dhe në këtë mënyrë më kthjelli. Kur u zgjova pashë se zjarri kishte kapluar një pjesë të shtëpisë – fare pranë shtratit të nënës time”.

“Unë u zgjova e shova zjarrin dhe kështu shpëtova shtëpinë dhe familjen time”, kujton ato momente Feng.

Sidoqoftë, ekspertët lokalë të reptilëve nuk japin përkufizime se gjarpërinjtë mund të posedojnë një inteligjencë të tillë – mirëpo Yu është i bindur se Long Long bën përjashtim në këtë rregull – dhe se ai e kishte shpëtuar familjen e tij. /Telegrafi/