LAJMI I FUNDIT:

Kandili i detit ia rrezikon jetën

Kandili i detit ia rrezikon jetën

Edhe pse ka punën më të mirë në botë, Ben Southall për pak sa e ka rrezikuar jetën.

Në maj ka fituar konkursin për t’u kujdesur për ishullin e Hamilton, në Queensland, për gjashtë muaj. Mirëpo, gjatë një patrullimi në det, ka rrezikuar jetën pas një sulmi të një kandili deti.

Sipas Southall, në blogun e ishullit, azhurnimi i të cilit është detyrimi i tij i vetëm, sipas kontratës, bëhet fjale për një kandil Irukandji, një specie helmuese, por shumë e vogël sa u shpëton rrjetave të mbrojtjes të vendosura përreth plazhit.

“Ndjeva një lloj shpimi blete në parakrah”, tregon Ben te cilit më pas iu fry krahu.


Menjëherë pas ngjarjes, Southall ka vizituar mjekun dhe gjatë gjithë ditës ka pasur dhimbje koke, dhimbje të shpinës, shtypje në gjoks dhe tension të lartë. /tch/