LAJMI I FUNDIT:

Fisi kërkon falje për ngrënien e misionarëve

Fisi kërkon falje për ngrënien e misionarëve

Trashëgimtarët e misionarëve britanikë, personalisht kanë pranuar kërkimfaljen e një fisi nga ishulli Vanatu në Paqësor, për shkak të një “incidenti” që kishte ngjarë 170 vjet më parë – kur të parët e këtij fisi i kishin ngrënë dy britanikë.

At John Williams kishte udhëtuar drejt ishullit Erremango, që tash i takon Vanatu-s, bashkë me misionarin John Harris, për t’i konvertuar banorët vendas në të krishterë.

Mirëpo, siç raportojnë mediumet britanike, pjesëtarët e uritur të fisit, e kishin ngrënë menjëherë Harrisin, ndërsa më pas edhe Williamsin, i cili ishte përpjekur të ikte drejt detit.

170 vjet më pas, trashëgimtari i Williamsit, Charles Milner-Williams nga Hampshire, bashkë me 17 anëtarë të familjes së tij – ka vizituar këtë ishull, ku ka pranuar kërkimfaljen nga banorët e tij.


Milner-Williams po ashtu ka marrë përsipër shkollimin e një vajze 7-vjeçe nga ky ishull, të cilën ia kanë dorëzuar banorët vendas si kompensim për humbjen e paraardhësit të tij. /Telegrafi/