LAJMI I FUNDIT:

Karton në vend të parafangos

Karton në vend të parafangos

Policia kineze ka arrestuar një shofer, i cili kishte kaluar qindra kilometra me kamionin e tij – i cili në vend të parafangos kishte pasur një karton të madh.

Pasi parafangoja e tij kishte qenë e thyer, kinezi Li kishte vendosur karton – dhe kështu kishte vozitur disa qindra kilometra, respektivisht duke e shikuar rrugën nëpërmjet dritares së kamionit.

“Në një moment kishim parë një kamion – me karton në vend të parafangos, ndërsa shoferi voziste duke shikuar jashtë dritares”, ka bërë të ditur policia kineze.

Shoferi Li, i kishte thënë policisë së ditë më parë kishte pasur një aksident në komunikacion, dhe nuk kishte arritur ta ndërronte parafangon e thyer. /Telegrafi/