LAJMI I FUNDIT:

Festa e Flamengos, ndihmon plaçkitjen e madhe

Festa e Flamengos, ndihmon plaçkitjen e madhe

Titulli i kamionit të Brazilit, të cilin e ka fituar klubi Flamengo, i ka sjellë shumë gëzim tifozëve nga Rio, por edhe shumë fitim plaçkitësve, të cilët e kanë shfrytëzuar tollovinë e përgjithshme të krijuar me këtë rast, dhe kanë vjedhur 4 milionë euro nga një arkë.

Hajnat, muaj më parë kishin marrë me qira një shtëpi, pranë ndërtesës ku është e vendosur kompania që bën transportin e parave, ndërsa deri të arka e blinduar kishin arritur pasi kishin bërë një tunel të gjatë 100 metra, bëjnë të ditur mediat lokale.

Për të depërtuar brenda arkës, ata kishin pritur që të niste festa në qytet për nder të titullit të parë që e ka fituar ekipi i Flamengos, pas plot 17 vjetësh.

Roja në kompaninë e transportit të parave, ka deklaruar në polici se ai kishte dëgjuar një zhurmë, mirëpo kishte menduar se bëhej fjalë për zhurmën që shkaktonin fishekzjarrët në këtë qytet. /Telegrafi/