LAJMI I FUNDIT:

Nëna më e vogël në botë sërish bëhet nënë

Nëna më e vogël në botë sërish bëhet nënë

Ajo quhet Stacey Herald, ndërsa njihet si nëna më e vogël në botë. Këto ditë ajo ka lindur fëmijën e saj të tretë – dhe atë në një periudhë brenda tri vjetësh.

Mjekët kishin paralajmëruar Stacey (35-vjeçe), e lartë vetëm 70 cm, të mos e rrezikonte jetën e saj – mirëpo ajo kishte vendosur që sërish të lindte.

Bebja e re quhet Malachi, një djalosh që ka lindur me prerje cezariane, ndërsa peshon vetëm 1 kg dhe 190 gramë.

“Ai është djaloshi më i bukur që kam parë ndonjëherë. E gjitha që dua, është të qëndroj pranë tij”, ka thënë nëna e vogël nga Kentucky i SHBA-ve. /Telegrafi/