LAJMI I FUNDIT:

Një shtëpi që sillet sipas pozitës së diellit

Një shtëpi që sillet sipas pozitës së diellit

Çifti australian, Luke dhe Debbie Everingham kanë ardhur deri të një ide brilante. Ky çift ka ndërtuar një shtëpi, e cila lëviz sipas pozitës së diellit.

Shtëpia është ndërtuar në atë mënyrë, që në secilën hapësirë të saj të ketë më shumë ndriçim se mesatarja e nevojshme, ndërsa falë formës unike, edhe hapësirat brenda shtëpisë janë goxha të mëdha.

Mekanizmi me atë të së cilit rrotullohet shtëpia, lëviz me ndihmën e dy motorëve elektrik, ndërsa për lëvizje shfrytëzohet një touch-panel që gjendet në dhomën e ditës.

Megjithatë, për ta ndërtuar këtë shtëpi të ëndrrave, e cila gjatë gjithë ditës i ekspozohet dritës së diellit, çifti australian ka shpenzuar hiç më pak se 440 mijë euro. /Telegrafi/