LAJMI I FUNDIT:

Në Japoni del në shitje “birra kozmike”

Në Japoni del në shitje “birra kozmike”

Birraria japoneze “Saporo” ka hedhur në treg një sasi të limituar të birrës nga elbi, që është ruajtur për pesë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kjo birrari e kishte ndërmarrë këtë eksperiment qysh në vitin 2006, kur bashkë me Akademinë e Shkencave të Rusisë dhe me Universitetin japonez Okayama, kishin dërguar në këtë stacion një sasi të elbit – duke testuar kështu mundësinë e furnizimit të Stacionit me ushqim.

Birra e jashtëzakonshme është prodhuar në një sasi prej 250 paketimesh nga 6 shishe, ndërsa çmimi i saj është rreth 75 euro.

Të ardhurat nga kjo shitje do të shkojnë për qëllime humanitare, ka bërë të ditur prodhuesi i birrës. /Telegrafi/