LAJMI I FUNDIT:

E dëshironi Titanikun në pijen tuaj?

E dëshironi Titanikun në pijen tuaj?

Një kallëp akulli, që e shndërron akullin në formë të anijes së famshme të fundosur, Titanic, së fundi është bërë hit për adhuruesit e pijeve alkoolike.

Ky akull thuhet të jetë “adekuat” për pijet Gin dhe Tonik dhe është emëruar “Gin&Titonic” – ndërsa kallëpi i akullit ofrohet në shitje për festat e fundvitit në një ueb-faqe të internetit, dhe atë për një çmim prej 6.45 dollarë.

Në kallëp mund të prodhohen katër titanikë, të cilët pastaj mund t’i vendosni në gotën tuaj bashkë me pijen e preferuar. /Telegrafi/