LAJMI I FUNDIT:

Ministria britanike mbyll sektorin e UFO-ve

Ministria britanike mbyll sektorin e UFO-ve

Ministria britanike e Mbrojtjes ka mbyllur sektorin që merret me objektet e paidentifikuara fluturuese, të njohur si UFO, për shkak se, “nuk janë gjetur dëshmi” për ekzistimin e tyre.

Në këtë Ministri kanë thënë se, nuk janë gjetur dëshmi që dëshmojnë për kërcënime të mundshme ndaj Britanisë së Madhe nga këto objekte të supozuara, e as dëshmi për ekzistimin e jashtëtokësorëve.

Sidoqoftë, mijëra qytetarë të Britanisë së Madhe kanë raportuar dhe vazhdojnë të raportojnë se kanë parë UFO, mirëpo deri më tash, thuhet se ekzistimi i tyre nuk është dëshmuar asnjëherë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ekzistimi i këtij sektori do të ishte shpenzim i mëtutjeshëm i panevojshëm i parave, ndërsa theksohet se çdo kërcënim eventual që vije nga ajri, do të vërehet në radarët e sigurisë që disponon ky vend. /Telegrafi/