LAJMI I FUNDIT:

Kur guvernatori rekomandon “hot-line”

Kur guvernatori rekomandon “hot-line”

Prindërit, të cilët kishin kërkuar numrin e telefonit të sigurimit shëndetësor nga kabineti i guvernatorit të Kalifornisë, kanë mbetur të shokuar kur në atë numër është lajmëruar një person që i ftonte ata në “seks të nxehtë”.

“Hej djem, a jeni për seks”, ishte ftesa që iu bëhej prindërve kur kishin thirrur në numrin, të cilin e kishin marrë nga kabineti i guvernatorit Charlie Christ – respektivisht nga sekretaresha automatike e zërës së tij.

Punëtorët e kabinetit e kishin ngatërruar numrin e Sigurimit Shëndetësor me atë të “hot-line”. Kabineti i guvernatorit shumë shpejt e kishte përmirësuar këtë gabim, bën të ditur gazeta “The Palm Beach Post”. /Telegrafi/