LAJMI I FUNDIT:

Në altar me nusen, dhëndri hyn në Facebook

Në altar me nusen, dhëndri hyn në Facebook

Ka momente në jetë, në të cilat fjalët "internet", "celular", "Facebook","Twitter" është mirë t’i harrojmë.

Ja çfarë i ka ndodhur një çifti në altar: Prifti sapo kishte kryer ritet në kishe dhe në përfundim “lejoi” dhëndrin të puthte nusen.

Pikërisht në këtë moment, dhëndri mistrec nxori nga xhepi celularin dhe u fut në rrjetet sociale "Twitter" dhe më pas në "Facebook" ku shkroi: Jam në altar me Tracy, e cila një sekondë më parë u bë gruaja ime. Tani më duhet të largohem, sepse do të puth nusen!".

Plani i dhëndrit nuk pati suksesin që ai shpresonte, megjithatë komentet te statusi i tij qenë vërtetë argëtuese. /TCH/