LAJMI I FUNDIT:

Macja më përtace në botë

Macja më përtace në botë

Një shou-televiziv në Japoni ka angazhuar macen më përtace në botë. Përpos që është një mace e madhe që vështirë lëviz, kjo mace është po ashtu edhe “pa ndjenja” pasi që nuk i bën përshtypje asgjë që ndodhë rreth saj.

Ju mund ta provokoni atë me çfarë të doni, qoftë më një lëmsh, qoftë me gazeta, qoftë me fshesë, por ajo nuk do të hidhërohet.

Madje përton edhe të lëvizë. Aktiviteti më i madh që kjo mace do ta bëjë, është t’i hapë sytë të lëshojë një shikim dhe prapë t’i mbyllë ato. /Telegrafi/